Psalmet 134 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

2. Ngrini duart në drejtim të shenjtërores dhe bekoni Zotin.

3. Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejt dhe tokën.