Psalmet 100 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

2. I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

3. Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

4. Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

5. Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.