Zbulesa 9:14-18 Së Bashku (ALNT)

14. Zëri i tha engjëllit të gjashtë, që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt, që janë lidhur te lumi i madh i Eufratit!».

15. Të katër engjëjt, që ishin bërë gati për atë orë, për atë ditë, për atë muaj dhe për atë vit, u zgjidhën për të vrarë një të tretën e njerëzve.

16. Dëgjova numrin e ushtarëve të kalorësisë. Ishte dyqind milionë.

17. Kuajt dhe kalorësit që pashë në vegim kishin parzmore të kuqe si zjarri, të kaltra si hiacinti dhe të verdha si squfuri. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh, ndërsa nga goja e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur.

18. Nga këto tri plagë, nga zjarri, tymi dhe squfuri që dilte nga goja e kuajve, vdiq një e treta e njerëzve.

Zbulesa 9