1. Pastaj pashë katër engjëj që qëndronin në katër cepat e tokës. Ata mbanin katër erërat e tokës, në mënyrë që të mos frynte erë mbi tokë, mbi det apo mbi ndonjë pemë.
2. Pashë edhe një engjëll tjetër, që ngjitej andej nga lind dielli dhe kishte vulën e Perëndisë së gjallë. Ai thirri me zë të fortë katër engjëjt, të cilëve u ishte dhënë pushteti të dëmtojnë tokën dhe detin
3. dhe u tha: «Mos e dëmtoni as tokën, as detin dhe as pemët, derisa të vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë».
4. Dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga gjithë fiset e bijve të Izraelit.
5. Dymbëdhjetë mijë të vulosur nga fisi i Judës,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Rubenit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Gadit,
6. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Asherit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Neftalimit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Manaseut,
7. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Simeonit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Levit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Isaharit,
8. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Zabulonit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Jozefit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Beniaminit.