Zbulesa 17:2-4 Së Bashku (ALNT)

2. Me të kurvëruan mbretërit e tokës dhe nga vera e kurvërisë së saj u dehën banorët e tokës».

3. Dhe më çoi në shkretëtirë, rrëmbyer nga Shpirti i Shenjtë. Atje pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë të kuqe plot me emra fyes. Bisha kishte shtatë kokë e dhjetë brirë.

4. Gruaja ishte veshur me të purpurta e të kuqe, e zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë. Në dorë mbante një kupë të artë mbushur me fëlliqësitë dhe ndyrësitë e kurvërisë së saj.

Zbulesa 17