Zbulesa 17:11-14 Së Bashku (ALNT)

11. Bisha që jetonte dhe nuk jeton më, është mbreti i tetë, por është edhe një nga të shtatët dhe shkon drejt shkatërrimit.

12. Dhjetë brirët që pe janë dhjetë mbretër, që nuk kanë filluar ende të mbretërojnë. Ata do ta marrin pushtetin si mbretër vetëm për një orë bashkë me bishën.

13. Ata do të jenë në një mendje: Fuqinë dhe pushtetin e tyre do t’ia japin bishës.

14. Ata do të luftojnë me Qengjin, por Qengji do t’i mposhtë, sepse është Zoti i zotërve dhe Mbreti i mbretërve. Me të do të fitojnë edhe ata që janë të thirrur, të zgjedhur dhe besimtarë».

Zbulesa 17