1. Pastaj nga tempulli dëgjova një zë të lartë që u tha shtatë engjëjve: «Shkoni dhe derdhni në tokë shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë».
2. Engjëlli i parë shkoi dhe derdhi kupën e tij në tokë. Atëherë një plagë e keqe dhe e dhimbshme i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin shëmbëlltyrën e saj.
3. Engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det dhe uji i detit u bë gjak si gjaku i të vdekurit dhe të gjitha gjallesat e detit ngordhën.
4. Engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenjtë e në burimet e ujërave dhe ato u bënë gjak.
5. Pastaj dëgjova engjëllin e ujërave që tha:«I drejtë je ti, o i shenjtë, që je dhe që ishe,sepse gjykove drejt.
6. Ata derdhën gjak të krishterësh e profetëshdhe ti gjak u dhe për të pirë,se e meritonin».
7. Pastaj dëgjova një zë nga altari që tha:«Po, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm,të vërteta e të drejta janë gjykimet e tua».
8. Engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi diell, të cilit iu dha pushtet të djegë njerëzit me zjarr.
9. Njerëzit u dogjën nga nxehtësia e madhe dhe fyen emrin e Perëndisë që ka pushtetin mbi këto plagë, por nuk u penduan për t’i dhënë lavdi atij.
10. Engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës. Atëherë mbretëria e saj u mbulua nga errësira dhe njerëzit kafshonin gjuhën nga dhembja.
11. Ata fyen Perëndinë e qiellit për dhembjet e plagët, por nuk u penduan për veprat e tyre.