5. Gruaja lindi djalë. Ai do të sundonte kombet me skeptër të hekurt. Atëherë foshnja u rrëmbye dhe u dërgua pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
6. Pastaj gruaja iku në shkretëtirë. Atje kishte një vend që ia kishte bërë gati Perëndia. Në atë vend do ta ushqenin për njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
7. Atëherë në qiell u bë luftë. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Dragoi luftoi bashkë me gjithë engjëjt e tij,
8. por nuk fitoi dhe për ta nuk kishte më vend në qiell.
9. Dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që quhet Djall dhe Satan, mashtruesi i gjithë botës, u hodh në tokë e bashkë me të edhe engjëjt e tij.
10. Atëherë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:«Tani erdhi shpëtimi, fuqiadhe mbretëria e Perëndisë tonëdhe pushteti i Krishtit të tij.Paditësi i vëllezërve tanë,ai që i padit para Perëndisë tonë ditë e natë, u hodh poshtë.
11. Ata e mundën me gjakun e Qengjitdhe me fjalën e dëshmisë së tyredhe ishin gati të jepnin jetën e të vdisnin.
12. Prandaj, gëzohuni, o qiejdhe ju që banoni atje!Mjerë ju, o tokë e det,se djalli zbriti te jushumë i zemëruar,duke e ditur se i ka mbetur pak kohë».
13. Kur dragoi pa se u hodh në tokë, filloi të ndjekë gruan që kishte lindur foshnjën.
14. Gruas iu dhanë dy krahët e një shqiponje të madhe, që të fluturonte për në vendin e saj në shkretëtirë, ku do të ushqehej për tri vjet e gjysmë larg gjarpërit.
15. Atëherë gjarpëri nxori nga goja ujë si një lumë pas gruas, që atë ta rrëmbente rrjedha.