1. Pastaj në qiell u shfaq një shenjë e madhe. Ishte një grua e veshur me diell, e cila nën këmbë kishte hënën, ndërsa mbi kokë mbante një kurorë me dymbëdhjetë yje.
2. Ngaqë ishte shtatzënë, gruaja bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.
3. Në qiell u shfaq edhe një shenjë tjetër. Ishte një dragua i madh i kuq, që kishte shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi kokë shtatë kurora të vogla.