Zbulesa 11:16-19 Së Bashku (ALNT)

16. Njëzet e katër pleqtë që qëndronin të ulur nëpër frone para Perëndisë ranë me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë

17. kështu:«Të falënderojmë, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm,që je dhe që ishe,sepse e more në dorë fuqinë tënde të madhedhe mbretëron.

18. Paganët u zemëruan,por ja ku erdhi zemërimi yt!Erdhi koha për të gjykuar të vdekurit,për t’u dhënë shpërblimin shërbëtorëve të tu, profetëve,besimtarëve të krishterë, atyre që e druajnë emrin tënd,të vegjëlve dhe të mëdhenjvedhe për të shkatërruar ata që shkatërrojnë tokën».

19. Pastaj u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe atje u duk arka e besëlidhjes së tij. Atëherë shpërthyen vetëtima, zëra, bubullima, tërmet dhe një breshër i fortë.

Zbulesa 11