1. Pastaj më dhanë një shkop matës, që ngjante me një skeptër dhe më thanë:«Ngrihu dhe mat tempullin e Perëndisë e altarin dhe numëro ata që adhurojnë atje.
2. Oborrin e jashtëm të tempullit lëre mënjanë e mos e mat, sepse u është dhënë paganëve, që do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
3. Gjatë atyre njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditëve do të dërgoj dy dëshmitarët e mi të veshur me rroba zie për të profetizuar.
4. Këta janë dy ullinjtë dhe dy shandanët që qëndrojnë para Zotit të tokës.
5. Nëse dikush dëshiron t’u bëjë keq, nga goja e tyre do të dalë zjarr që do t’i përpijë armiqtë e tyre. Kështu do të vritet ai që dëshiron t’u bëjë keq.