8. Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte sytë të hapur, nuk shihte. Atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.
9. Ai nuk shihte dhe as nuk hëngri e as nuk piu për tri ditë.
10. Në Damask gjendej një dishepull me emrin Hanani. Zoti i tha atij në një vegim: «Hanani!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam, o Zot».
11. Zoti i tha: «Ngrihu e shko te rruga që quhet ‘e Drejtë’ dhe kërko te shtëpia e Judës një njeri me emrin Saul, nga Tarsi. Ja, ai po lutet
12. dhe ka parë në vegim një njeri me emrin Hanani duke hyrë në shtëpi e duke i vënë duart mbi të, që t’i kthehet shikimi».
13. Por Hanania u përgjigj: «Zot, kam dëgjuar prej shumë vetave sesa të këqija u ka bërë besimtarëve të tu në Jerusalem ky njeri.
14. Ndërsa këtu ka ardhur i autorizuar nga kryepriftërinjtë për t’u vënë prangat të gjithëve atyre që besojnë në ty».
15. Por Zoti i tha: «Shko, se ai është mjeti që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur emrin tim para kombeve pagane, para mbretërve dhe para bijve të Izraelit.