Veprat 9:39-43 Së Bashku (ALNT)

39. Atëherë Pjetri u ngrit e shkoi me ta.Kur arriti, e çuan te dhoma e sipërme. Të gjitha vejushat iu afruan duke qarë e duke i treguar tunikat e rrobat e tjera që kishte bërë Gazela kur kishte qenë gjallë.

40. Pjetri i nxori të gjithë përjashta dhe ra në gjunjë e u lut. Pastaj iu drejtua së vdekurës e tha: «Tabita, ngrihu!». Atëherë ajo hapi sytë, pa Pjetrin dhe u ngrit ndenjur.

41. Pjetri i dha dorën dhe e ngriti në këmbë.Pastaj thirri vëllezërit e krishterë dhe vejushat dhe ua tregoi Tabitën gjallë.

42. E gjithë Jopa e mori vesh këtë gjë e shumë veta besuan në Zotin.

43. Ndërkohë Pjetri qëndroi në Jopë për pak kohë me një farë Simoni, që ishte lëkurëpunues.

Veprat 9