5. Kur dëgjoi këto fjalë, Hanania u rrëzua e dha shpirt. Të gjithë ata që i dëgjuan këto, i zuri një frikë e madhe.
6. Atëherë disa të rinj u ngritën, e mbështollën, e morën dhe e varrosën.
7. Rreth tri orë më vonë hyri gruaja e Hananisë, e cila nuk dinte çfarë kishte ndodhur.
8. Pjetri e pyeti: «Më thuaj, për kaq e shitët tokën?».Ajo i tha: «Po, për kaq».
9. Atëherë Pjetri i tha: «Pse u bëtë në një mendje për të vënë në provë Shpirtin e Zotit? Ja, janë te dera ata që varrosën burrin tënd dhe që do të të mbartin edhe ty që këtej».
10. Dhe menjëherë ajo u rrëzua te këmbët e tij e dha shpirt.Kur të rinjtë hynë brenda, e gjetën të vdekur. Atëherë e morën edhe atë që andej dhe e varrosën pranë burrit të vet.
11. Të gjithë kishën e të gjithë ata që dëgjuan këto i zuri një frikë e madhe.
12. Në popull bëheshin shumë mrekulli e shenja përmes duarve të apostujve. Të gjithë mblidheshin bashkë te Portiku i Solomonit.
13. Askush prej të tjerëve nuk guxonte të bashkohej me ta, ndërsa populli i nderonte.