11. Por centurioni dëgjoi timonierin dhe të zotin e anijes dhe nuk ua vuri veshin fjalëve të Palit.
12. Meqë ai port nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica ishte e mendimit të largoheshin prej aty dhe mundësisht të arrinin në Fenikë, ku do të kalonin dimrin. Ky ishte një port i Kretës që shihte nga jugperëndimi dhe veriperëndimi.
13. Kur filloi të frynte një erë e lehtë, ata menduan se do t’ia arrinin qëllimit. Kështu ngritën spirancat dhe lundruan afër brigjeve të Kretës.
14. Por nuk kaloi shumë kohë dhe mbi ishull filloi një erë e vrullshme verilindore që quhet Eurakilon.
15. Ajo e rrëmbeu anijen dhe ishte e pamundur të lundronim kundër erës. Nuk kishim ç’të bënim dhe e lamë erën të na hidhte sa andej-këtej.
16. Kur po kalonim poshtë një ishulli të vogël që quhet Kauda, me shumë vështirësi arritëm të kapnim varkën e shpëtimit.