Veprat 27:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Kur u vendos të lundronim për në Itali, Palin dhe disa të burgosur të tjerë i çuan te një njeri me emrin Jul, centurion i kohortës perandorake.

2. Ne hipëm në një anije nga Adramiti, që do të kalonte nga portet përgjatë brigjeve të Azisë dhe u nisëm. Me ne ishte edhe Aristarku, një maqedonas nga Selaniku.

3. Të nesërmen mbërritëm në Sidon. Juli u soll me dashamirësi me Palin dhe e lejoi të shkonte te miqtë e vet, që ata të kujdeseshin për të.

4. Prej aty u nisëm e lundruam përgjatë Qipros, se e kishim erën kundër.

Veprat 27