11. Shpeshherë, në të gjitha sinagogat, jam munduar që me anë të dhunës t’i detyroj të mohojnë besimin e tyre dhe zemërimi im kundër tyre ishte aq i madh, saqë i kam përndjekur edhe në qytetet e huaja.»
12. «Kështu, u nisa për në Damask me autoritetin dhe lejen e kryepriftërinjve.
13. Gjatë rrugës, aty nga mesdita, o mbret, pashë një dritë nga qielli që ishte më e shndritshme se dielli, që shndriti rreth meje dhe atyre që udhëtonin me mua.
14. Ramë të gjithë përdhe dhe unë dëgjova një zë që më tha në hebraisht: “Saul, Saul, përse më përndjek? Do të lëndohesh duke hedhur shkelma kundër hostenit.”
15. Unë e pyeta: “Kush je ti, o Zot?”.Zoti m’u përgjigj: “Unë jam Jezui që ti po përndjek,
16. por ngrihu e qëndro në këmbë. T’u shfaqa që të të bëj shërbëtorin tim e që të dëshmosh ato që pe dhe ato që do të të tregoj.