Veprat 24:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Hanani bashkë me disa pleq dhe me një gojëtar që quhej Tertul. Ata i shpjeguan qeveritarit çfarë kishin kundër Palit.

2. Kur thirrën Palin, Tertuli filloi të parashtronte padinë kundër tij dhe tha:«I nderuar shkëlqesi Feliks, falë teje kemi gëzuar paqe për shumë kohë e falë përkujdesjes sate janë bërë ndryshime të mëdha për këtë popull.

3. Ne ndiejmë mirënjohje të thellë për këtë gjë, gjithmonë e kudo.

4. Por, pa dashur të të mërzis më shumë, të lutem që të kesh mirësinë të na dëgjosh shkurtimisht.

5. Ne kemi parë se ky njeri nxit trazira dhe i shtyn të gjithë judenjtë nëpër botë për kryengritje. Ai është kryetari i sektit të nazaretasve.

6. Madje, ai u mundua të përdhoste edhe tempullin, por ne e kapëm.

7 . por ndërhyri komandanti i kohortës Lisia dhe na e hoqi nga duart me shumë dhunë. Ti do ta gjykosh vetë dhe do të mund të mësosh prej tij gjithçka për të cilën po e padisim».

9. Me këtë padi u bashkuan edhe judenjtë e tjerë dhe thanë se gjërat qëndronin ashtu.

10. Kur qeveritari i bëri me shenjë të fliste, Pali u përgjigj:«Meqenëse e di se ke vite që je gjykatës i këtij populli, kam besim te ti për të bërë mbrojtjen time.

11. Ti mund ta vërtetosh se nuk ka më shumë se dymbëdhjetë ditë që kam shkuar në Jerusalem për të adhuruar në tempull.

Veprat 24