12. Një burrë me emrin Hanani, njeri i përkushtuar ndaj ligjit të Moisiut e për të cilin judenjtë që jetonin aty flisnin mirë,
13. erdhi tek unë, qëndroi përbri meje e tha: “Vëlla Saul, shih përsëri.”Në atë çast m’u hapën sytë dhe e pashë.
14. Atëherë ai tha: “Perëndia i etërve tanë të ka zgjedhur që të njohësh vullnetin e tij, që të shohësh të Drejtin e të dëgjosh zërin e tij.
15. Ti do të jesh dëshmitar i tij para të gjithë njerëzve, dëshmitar i asaj që ke parë e ke dëgjuar.
16. Dhe tani ç’pret? Ngrihu, pagëzohu e pastrohu nga mëkatet duke thirrur emrin e Zotit”».
17. «Pasi u ktheva në Jerusalem, ndërsa po lutesha në tempull, pata një vegim
18. dhe pashë Jezuin që më tha: “Nxito e largohu shpejt nga Jerusalemi, se ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua.”
19. Dhe unë thashë: “Zot, ata e dinë se në çdo sinagogë unë kam futur në burg dhe kam rrahur ata që besuan në ty.
20. Edhe kur u derdh gjaku i dëshmorit tënd Stefanit, unë isha aty, e miratova vrasjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që po e vrisnin.”
21. Atëherë Zoti më tha: “Shko, se do të të dërgoj larg, te kombet pagane”».