Veprat 22:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. «Vëllezër dhe etër, dëgjoni mbrojtjen time».

2. Kur dëgjuan se po u fliste hebraisht, u bë qetësi edhe më e madhe. Atëherë ai tha:

3. «Unë jam jude. Kam lindur në Tars të Kilikisë dhe jam rritur këtu në Jerusalem. Kam pasur si mësues Gamalielin dhe jam edukuar pikë për pikë sipas ligjit të etërve tanë, me zell për Perëndinë, sikurse jeni të gjithë ju sot.

4. Unë i kam përndjekur deri për vdekje ata që i përkasin Udhës së Zotit Jezu. Kam lidhur burra e gra dhe i kam futur në burg.

5. Për mua mund të dëshmojnë kryeprifti dhe tërë pleqësia. Ata më dhanë edhe letra për vëllezërit judenj në Damask, që më ngarkonin për t’i lidhur ata që ishin atje e për t’i sjellë në Jerusalem që të ndëshkoheshin.»

6. «Kur isha rrugës për në Damask, teksa po i afrohesha qytetit, rreth mesditës, shndriti nga qielli një dritë e fortë rreth meje.

7. Unë rashë përtokë dhe dëgjova një zë që më tha: “Saul, Saul, përse më përndjek?”.

8. Unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?”.Ai më tha: “Unë jam Jezui i Nazaretit, që ti po e përndjek.”

9. Ata që ishin me mua e panë dritën, por nuk e dëgjuan zërin e atij që po më fliste.

10. Unë pyeta: “Zot, çfarë duhet të bëj?”.Zoti më tha: “Ngrihu e shko në Damask. Atje do të të thonë gjithçka që të është caktuar të bësh.”

11. Meqë nuk mund të shihja për shkak të shkëlqimit të asaj drite, ata që ishin me mua më morën për dore e më çuan në Damask.

12. Një burrë me emrin Hanani, njeri i përkushtuar ndaj ligjit të Moisiut e për të cilin judenjtë që jetonin aty flisnin mirë,

Veprat 22