5. Ata shkuan përpara dhe na pritën në Troadë,
6. ndërsa ne, pas ditëve të festës të Bukëve të Pambrujtura, lundruam nga Filipia e për pesë ditë i arritëm në Troadë, ku ndenjëm shtatë ditë.
7. Të dielën ndërsa ishim mbledhur për thyerjen e bukës, Pali po u fliste atyre dhe, meqë do të nisej të nesërmen, e zgjati fjalimin deri në mesnatë.
8. Dhoma e sipërme ku ishim mbledhur, ishte shumë e ndriçuar.
9. Ndërsa Pali vazhdonte të fliste, një djalosh me emrin Eutik, ishte ulur në dritare, ku e zuri një gjumë i thellë. Ai ra nga kati i tretë dhe e gjetën të vdekur.
10. Atëherë Pali zbriti poshtë, u përkul mbi djaloshin, e mori në krahë dhe tha: «Mos u shqetësoni, se nuk ka vdekur».