1. Kur mbaroi rrëmuja, Pali mblodhi dishepujt, u dha zemër, u përshëndet me ta dhe u nis për në Maqedoni.
2. Ai kaloi nëpër ato krahina, u dha zemër besimtarëve me shumë fjalë e pastaj shkoi në Greqi.
3. Atje qëndroi tre muaj.Kur po bëhej gati për të shkuar në Siri, judenjtë i ngritën një kurth, prandaj vendosi të kthehej duke kaluar nga Maqedonia.
4. Me të ishin Sopatri, biri i Pirros nga Berea, Aristarku e Sekundi nga Selaniku, Gaji nga Derba, Timoteu si edhe Tikiku e Trofimi nga Azia.
5. Ata shkuan përpara dhe na pritën në Troadë,
6. ndërsa ne, pas ditëve të festës të Bukëve të Pambrujtura, lundruam nga Filipia e për pesë ditë i arritëm në Troadë, ku ndenjëm shtatë ditë.
7. Të dielën ndërsa ishim mbledhur për thyerjen e bukës, Pali po u fliste atyre dhe, meqë do të nisej të nesërmen, e zgjati fjalimin deri në mesnatë.
8. Dhoma e sipërme ku ishim mbledhur, ishte shumë e ndriçuar.