Veprat 2:14-16 Së Bashku (ALNT)

14. Por Pjetri u ngrit bashkë me të njëmbëdhjetët dhe me zë të lartë u tha:«Burra judenj e të gjithë ju banorët e Jerusalemit, merreni vesh këtë gjë e dëgjojini me kujdes fjalët e mia.

15. Këta nuk janë të dehur, siç pandehni ju, se është vetëm ora nëntë e mëngjesit,

16. por kjo është ajo gjë për të cilën ka folur profeti Joel:

Veprat 2