Veprat 17:8-16 Së Bashku (ALNT)

8. Kështu, me këto fjalë, i acaruan turmën dhe krerët e qytetit që po dëgjonin.

9. Krerët, pasi morën prej Jasonit e të tjerëve para si dorëzani, i lanë të shkonin.

10. Atë natë vëllezërit besimtarë i nisën Palin e Silën në Berea. Kur arritën atje, shkuan në sinagogën e judenjve.

11. Këta judenj ishin më fisnikë se ata të Selanikut dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe. Çdo ditë shqyrtonin Shkrimin e Shenjtë për të parë nëse këto gjëra ishin kështu.

12. Prandaj shumë prej tyre besuan bashkë me disa gra greke fisnike si dhe shumë burra.

13. Po kur judenjtë e Selanikut morën vesh se Pali e kishte predikuar fjalën e Perëndisë edhe në Berea, erdhën deri aty që të nxisnin turmat e të bënin rrëmujë.

14. Atëherë vëllezërit besimtarë e nisën Palin në drejtim të detit, ndërsa Sila e Timoteu mbetën aty.

15. Ata që e shoqëruan Palin, e çuan deri në Athinë e pastaj u kthyen të porositur prej tij që Sila e Timoteu të shkonin tek ai sa më parë.

16. Ndërsa po i priste në Athinë, Pali u mërzit shumë kur pa se qyteti ishte plot me idhuj.

Veprat 17