Veprat 17:7-25 Së Bashku (ALNT)

7. e Jasoni i ka strehuar. Të gjithë këta veprojnë në kundërshtim me urdhrat e Cezarit e thonë se mbret na qenka tjetërkush, Jezui».

8. Kështu, me këto fjalë, i acaruan turmën dhe krerët e qytetit që po dëgjonin.

9. Krerët, pasi morën prej Jasonit e të tjerëve para si dorëzani, i lanë të shkonin.

10. Atë natë vëllezërit besimtarë i nisën Palin e Silën në Berea. Kur arritën atje, shkuan në sinagogën e judenjve.

11. Këta judenj ishin më fisnikë se ata të Selanikut dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe. Çdo ditë shqyrtonin Shkrimin e Shenjtë për të parë nëse këto gjëra ishin kështu.

12. Prandaj shumë prej tyre besuan bashkë me disa gra greke fisnike si dhe shumë burra.

13. Po kur judenjtë e Selanikut morën vesh se Pali e kishte predikuar fjalën e Perëndisë edhe në Berea, erdhën deri aty që të nxisnin turmat e të bënin rrëmujë.

14. Atëherë vëllezërit besimtarë e nisën Palin në drejtim të detit, ndërsa Sila e Timoteu mbetën aty.

15. Ata që e shoqëruan Palin, e çuan deri në Athinë e pastaj u kthyen të porositur prej tij që Sila e Timoteu të shkonin tek ai sa më parë.

16. Ndërsa po i priste në Athinë, Pali u mërzit shumë kur pa se qyteti ishte plot me idhuj.

17. Ai diskutonte në sinagogë me judenjtë dhe me paganët e kthyer në besimin e judenjve, dhe çdo ditë fliste në sheshin e tregut me ata që ndodheshin aty.

18. Disa filozofë epikurianë e stoikë po diskutonin me të.Disa thanë: «Çfarë po përpiqet të na thotë ky fjalaman?».Disa të tjerë thanë: «Duket se është lajmëtar hyjnish të huaja». Këtë e thanë sepse ai po predikonte ungjillin e Jezuit dhe ngjalljen.

19. Atëherë e morën, e çuan në Areopag dhe e pyetën: «A mund ta dimë çfarë është ky mësim i ri për të cilin po flet?

20. Na tingëllojnë si gjëra të çuditshme, prandaj dëshirojmë të dimë ç’kuptim kanë ato».

21. Në të vërtetë, të gjithë athinasit e të huajtë që jetonin aty, nuk e kalonin kohën ndryshe veçse duke treguar apo duke dëgjuar ndonjë të re.

22. Atëherë Pali u ngrit në mes të Areopagut e tha:«Athinas, unë po shoh se ju jeni njerëz shumë fetarë në gjithçka.

23. Duke ecur nëpër qytet e duke parë me vëmendje vendet e shenjta ku ju adhuroni, gjeta edhe një altar me mbishkrimin: “Perëndisë së panjohur.” Atë që ju e adhuroni si të panjohur, unë po jua shpall.

24. Perëndia që bëri botën dhe gjithçka që gjendet në të, ai që është Zoti i qiellit e i tokës, nuk banon në tempuj të ndërtuar me duart e njerëzve.

25. Meqenëse ai vetë u jep njerëzve jetë, frymë dhe gjithçka, nuk pret që t’i shërbejnë njerëzit, a thua se ka nevojë për ndonjë gjë.

Veprat 17