Veprat 16:5-12 Së Bashku (ALNT)

5. Kështu kishat forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër çdo ditë.

6. Ata kaluan nëpër krahinën e Frigjisë e të Galatisë, sepse Shpirti i Shenjtë ua kishte ndaluar ta predikonin fjalën e Perëndisë në Azi.

7. Kur arritën afër Misisë, u munduan të shkonin në Bitini, por Shpirti i Jezuit nuk i lejoi,

8. prandaj kaluan nëpër Misi e shkuan në Troadë.

9. Gjatë natës Pali pa një vegim. Përpara i qëndronte një maqedonas, që i lutej e i thoshte: «Eja në Maqedoni e na ndihmo!».

10. Kur pa këtë vegim, menjëherë u përpoqëm të shkonim në Maqedoni, të bindur se Perëndia na kishte thirrur t’ua shpallnim ungjillin atyre.

11. Pastaj lundruam nga Troada drejt Samotrakës dhe të nesërmen për në Neapojë

12. e që aty në Filipi, që është qyteti kryesor i asaj krahine të Maqedonisë dhe koloni romake.Ne u ndalëm në këtë qytet për disa ditë.

Veprat 16