3. Pali deshi që Timoteu ta shoqëronte, prandaj e mori me vete dhe e rrethpreu për shkak të judenjve që jetonin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se i ati ishte grek.
4. Ndërsa shkonin nga qyteti në qytet, i njoftonin njerëzit për vendimet që ishin marrë nga apostujt e pleqtë e kishës në Jerusalem dhe i porosisnin që t’i zbatonin.
5. Kështu kishat forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër çdo ditë.
6. Ata kaluan nëpër krahinën e Frigjisë e të Galatisë, sepse Shpirti i Shenjtë ua kishte ndaluar ta predikonin fjalën e Perëndisë në Azi.
7. Kur arritën afër Misisë, u munduan të shkonin në Bitini, por Shpirti i Jezuit nuk i lejoi,
8. prandaj kaluan nëpër Misi e shkuan në Troadë.
9. Gjatë natës Pali pa një vegim. Përpara i qëndronte një maqedonas, që i lutej e i thoshte: «Eja në Maqedoni e na ndihmo!».
10. Kur pa këtë vegim, menjëherë u përpoqëm të shkonim në Maqedoni, të bindur se Perëndia na kishte thirrur t’ua shpallnim ungjillin atyre.
11. Pastaj lundruam nga Troada drejt Samotrakës dhe të nesërmen për në Neapojë
12. e që aty në Filipi, që është qyteti kryesor i asaj krahine të Maqedonisë dhe koloni romake.Ne u ndalëm në këtë qytet për disa ditë.