Veprat 11:22-30 Së Bashku (ALNT)

22. Lajmi për këtë gjë arriti në vesh të kishës në Jerusalem dhe ata dërguan Barnabën të shkonte deri në Antioki.

23. Kur ai arriti atje dhe pa hirin që Perëndia u kishte dhënë besimtarëve, u gëzua dhe i porositi të gjithë që t’i qëndronin besnikë Zotit, me gjithë zemër.

24. Barnaba ishte njeri i mirë, i mbushur me Shpirtin e Shenjtë e me besim. Kështu, një numër i madh njerëzish besoi në Zotin.

25. Pastaj Barnaba shkoi në Tars për të kërkuar Saulin.

26. Kur e gjeti, e solli në Antioki. Ata qëndruan aty një vit të tërë me kishën dhe mësuan shumë njerëz. Në Antioki dishepujt u quajtën të krishterë për herë të parë.

27. Në ato ditë, në Antioki erdhën disa profetë nga Jerusalemi.

28. Njëri prej tyre që quhej Hagab tregoi me anë të Shpirtit të Shenjtë se do të binte një zi e madhe buke në tërë botën, gjë që ndodhi në kohën kur perandor ishte Klaudi.

29. Atëherë dishepujt vendosën që secili prej tyre, sipas mundësive që kishte, të jepte diçka për të ndihmuar vëllezërit besimtarë që ishin në Jude.

30. Dhe ashtu bënë. Ndihmën ua dërguan pleqve të kishës me Barnabën dhe Saulin.

Veprat 11