Veprat 11:14-26 Së Bashku (ALNT)

14. Ai do të të thotë fjalët me të cilat ti e shtëpia jote do të shpëtohen.”

15. Kur fillova të flisja, Shpirti i Shenjtë zbriti mbi ta sikurse kishte zbritur mbi ne në fillim.

16. Atëherë m’u kujtua fjala e Zotit, që tha: “Gjoni pagëzon me ujë, ndërsa ju do të pagëzoheni me Shpirtin e Shenjtë.”

17. Nëse Perëndia u dha paganëve të njëjtën dhuratë që na ka dhënë neve kur besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të pengoja Perëndinë?».

18. Kur dëgjuan këto gjëra, ata u qetësuan dhe e përlëvduan Perëndisë duke thënë: «Atëherë Perëndia ua ka dhënë edhe paganëve pendimin që udhëheq drejt jetës».

19. Ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi pas vdekjes së Stefanit, shkuan deri në Fenikë, në Qipro e Antioki, por ua shpallnin fjalën e Zotit vetëm judenjve dhe askujt tjetër.

20. Mes tyre ishin edhe disa burra nga Qipro dhe Kirena, të cilët, rrugës për në Antioki, ua shpallën ungjillin, Zotin Jezu, edhe judenjve greqishtfolës.

21. Dora e Zotit ishte me ta dhe një numër i madh besuan e u kthyen te Zoti.

22. Lajmi për këtë gjë arriti në vesh të kishës në Jerusalem dhe ata dërguan Barnabën të shkonte deri në Antioki.

23. Kur ai arriti atje dhe pa hirin që Perëndia u kishte dhënë besimtarëve, u gëzua dhe i porositi të gjithë që t’i qëndronin besnikë Zotit, me gjithë zemër.

24. Barnaba ishte njeri i mirë, i mbushur me Shpirtin e Shenjtë e me besim. Kështu, një numër i madh njerëzish besoi në Zotin.

25. Pastaj Barnaba shkoi në Tars për të kërkuar Saulin.

26. Kur e gjeti, e solli në Antioki. Ata qëndruan aty një vit të tërë me kishën dhe mësuan shumë njerëz. Në Antioki dishepujt u quajtën të krishterë për herë të parë.

Veprat 11