4. Ai ia nguli sytë e i frikësuar i tha: «Çfarë ka o Zot?».Engjëlli i tha: «Lutjet dhe lëmoshët e tua kanë arritur para Zotit dhe ai të ka kujtuar.
5. Dërgo tani në Jopë ndonjë njeri te Simoni që quhet Pjetër.
6. Ai po rri te Simon lëkurëpunuesi, që e ka shtëpinë afër detit».
7. Kur u largua engjëlli që foli me të, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e vet ndërsa nga radhët e atyre që i shërbenin thirri një ushtar që ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë.
8. Pasi u tregoi gjithçka, i dërgoi në Jopë.
9. Të nesërmen, rreth mesditës, ndërsa ata po ecnin e po i afroheshin qytetit, Pjetri hipi në tarracë për t’u lutur.
10. Atë e mori uria e donte të hante. Ndërsa po i përgatisnin ushqimin, pati një vegim.
11. Ai pa qiellin të hapur e diçka si një pëlhurë të madhe që zbriste e ulej në tokë e mbajtur në të katër cepat.