5. Por, nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë, çfarë të themi atëherë? Po të arsyetoja si njeri, do të shtroja pyetjen: Mos vallë është i padrejtë Perëndia kur na ndëshkon?
6. Larg qoftë! Përndryshe, si do ta gjykojë Perëndia botën?
7. Nëse gënjeshtra ime nxjerr më në pah të vërtetën e Perëndisë dhe i jep më shumë lavdi atij, përse u dashka të gjykohem ende si mëkatar?
8. Atëherë, përse të mos themi: «Le të bëjmë të keqen, që të vijë e mira!», siç na përflasin disa dhe na akuzojnë se paskemi thënë? Këta e meritojnë ndëshkimin.
9. Çfarë pra? A kemi epërsi ne judenjtë? Aspak! Sepse sapo e treguam se të gjithë, si judenjtë edhe paganët janë nën mëkat,
10. sikurse thotë edhe Shkrimi i shenjtë: Asnjeri nuk është i drejtë, as edhe një.
11. Nuk gjendet asnjë që kupton. Nuk gjendet asnjë që kërkon Perëndinë.
12. Të gjithë kanë dalë nga udha dhe janë rrënuar. Asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një i vetëm.
13. Gryka e tyre është varr i hapur. Me gjuhë kanë mashtruar. Nën buzë kanë helm nepërkash.
14. Gojën e kanë plot me mallkime e hidhësi.
15. Këmbët e tyre vrapojnë për të derdhur gjak.
16. Në udhët e tyre ka rrënim e mjerim.