Romakëve 3:2-6 Së Bashku (ALNT)

2. Ajo ka shumë dobi nga çdo pikëpamje. Së pari, sepse judenjve iu besuan fjalët e Perëndisë.

3. E çfarë pra? Nëse disa prej tyre nuk i qëndruan besnik Perëndisë, mos vallë mosbesimi i tyre do të shfuqizonte besnikërinë e tij?

4. Larg qoftë! Perëndia është i vërtetë në çdo gjë, megjithëse të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë! Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua dhe të triumfosh kur të gjykohesh.

5. Por, nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë, çfarë të themi atëherë? Po të arsyetoja si njeri, do të shtroja pyetjen: Mos vallë është i padrejtë Perëndia kur na ndëshkon?

6. Larg qoftë! Përndryshe, si do ta gjykojë Perëndia botën?

Romakëve 3