Romakëve 3:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Pra, cila është epërsia e judeut? Apo çfarë dobie ka rrethprerja?

2. Ajo ka shumë dobi nga çdo pikëpamje. Së pari, sepse judenjve iu besuan fjalët e Perëndisë.

3. E çfarë pra? Nëse disa prej tyre nuk i qëndruan besnik Perëndisë, mos vallë mosbesimi i tyre do të shfuqizonte besnikërinë e tij?

4. Larg qoftë! Perëndia është i vërtetë në çdo gjë, megjithëse të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë! Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua dhe të triumfosh kur të gjykohesh.

5. Por, nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë, çfarë të themi atëherë? Po të arsyetoja si njeri, do të shtroja pyetjen: Mos vallë është i padrejtë Perëndia kur na ndëshkon?

6. Larg qoftë! Përndryshe, si do ta gjykojë Perëndia botën?

7. Nëse gënjeshtra ime nxjerr më në pah të vërtetën e Perëndisë dhe i jep më shumë lavdi atij, përse u dashka të gjykohem ende si mëkatar?

Romakëve 3