1. Po ju lë në kujdesin tuaj motrën tonë Febën, që shërben në kishën e Kenkreas.
2. Pranojeni në emër të Zotit, siç u ka hije besimtarëve të krishterë dhe qëndrojini përkrah në çdo gjë që të ketë nevojë për ju, sepse ajo ka ndihmuar shumë veta dhe më ka ndihmuar edhe mua.
3. Përshëndetni bashkëpunëtorët e mi në veprën e Krishtit Jezu, Priskën dhe Akuilin,
4. që vunë kokën e tyre në rrezik për jetën time. Ata i falënderoj jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e kombeve pagane.
5. Përshëndetni edhe kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.Përshëndetni mikun tim të dashur Epenetin, që është fryti i parë për Krishtin në Azi.
6. Përshëndetni Marinë që u mundua shumë për ju.
7. Përshëndetni kushërinjtë e mi Andronikun dhe Junën, që kanë qenë në burg me mua dhe janë të shquar ndër apostujt. Në të vërtetë, ata kanë besuar në Krishtin përpara meje.
23-24. Ju përshëndet Gaji, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erasti, thesarmbajtësi i qytetit dhe vëlla Kuarti.