Mateu 7:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. «Mos gjykoni, që të mos ju gjykojë Perëndia,

2. sepse ashtu siç gjykoni, do të gjykoheni, dhe me masën që do të matni të tjerët, do të mateni edhe ju nga Perëndia.

3. Përse shikon ashklën në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon traun që është në syrin tënd?

4. Dhe si mund t’i thuash vëllait tënd “më lër të ta heq ashklën nga syri” kur ke traun në syrin tënd?

5. Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt e pastaj do të shohësh qartë për të hequr ashklën nga syri i vëllait tënd.

6. Mos u jepni qenve gjërat e shenjta dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin e pastaj të kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë.»

7. «Lypni e do t’ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t’ju hapet,

8. sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t’i hapet.

Mateu 7