3. Po kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta,
4. në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë.»
5. «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë nëpër sinagoga dhe udhëkryqe, për t’u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre.
6. Po kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë.
7. Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si paganët. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen.
8. Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t’ia kërkoni.
9. Prandaj ju lutuni kështu:Ati ynë që je në qiej,u shenjtëroftë emri yt,
10. ardhtë mbretëria jote,u bëftë vullneti yt,si në qiell, edhe në tokë.
11. Bukën tonë të përditshmena e jep sot.
12. Na i fal fajet tona,siç ua falim ne fajtorëve tanë.