1. «Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t’u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej.
2. Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre.
3. Po kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta,
4. në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë.»
5. «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë nëpër sinagoga dhe udhëkryqe, për t’u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre.
6. Po kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë.