Mateu 23:36-39 Së Bashku (ALNT)

36. Me të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brezni.»

37. «Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët dhe që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!

38. Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë.

39. Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni: Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!».

Mateu 23