3. Bëni dhe zbatoni gjithçka që ju thonë ata, por mos veproni sipas veprave të tyre, sepse ata nuk veprojnë ashtu siç thonë.
4. Lidhin barrë të rënda që mbahen me vështirësi dhe ua vënë njerëzve mbi shpatulla, por vetë nuk duan t’i lëvizin as me gisht.
5. Të gjitha veprat i bëjnë që të duken para njerëzve. Thekët i mbajnë të gjera dhe cepat e mantelit të gjata.
6. U pëlqen të kenë vendin e nderit nëpër festa dhe vendet e para nëpër sinagoga.
7. Duan që njerëzit t’i përshëndesin nëpër sheshe dhe t’i thërrasin “mësues”.