38. Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.
39. Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: Duaje tjetrin si veten.
40. Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji i Moisiut dhe profetët».
41. Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:
42. «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?».Ata i thanë: «Biri i Davidit».