Mateu 22:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Jezui filloi t’u fliste përsëri me shëmbëlltyra:

2. «Mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që bëri dasmë për të birin.

3. Ai dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur ata që ishin ftuar në dasmë, por këta nuk donin të vinin.

4. Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë dhe u tha: “U thoni të ftuarve, gostia është gati. Demat e bagëtitë e majmura i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë.”

5. Por këta nuk ua vunë veshin dhe shkuan kush në arën e vet e kush për punët e veta,

6. ndërsa të ftuarit e tjerë i kapën shërbëtorët, i rrahën dhe i vranë.

7. Mbreti u zemërua dhe dërgoi ushtarët e vet, që i vranë ata vrasës dhe i vunë zjarrin qytetit të tyre.

Mateu 22