1. Kur iu afruan Jerusalemit dhe erdhën në Betfagë, në Malin e Ullinjve, Jezui dërgoi dy dishepuj përpara
2. dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe menjëherë do të gjeni të lidhur një gomaricë dhe një kërriç. Zgjidhini dhe sillini tek unë.
3. Nëse ju thotë gjë njeri, i thoni: “Zoti ka nevojë për ta dhe do t’jua kthejë menjëherë”».
4. Kjo ndodhi që të përmbushej çfarë ishte thënë përmes profetit:
5. I thoni bijës së Sionit: ja, po vjen te ti mbreti yt, plot butësi, hipur mbi një gomaricë dhe një kërriç, i vogli i gomaricës.
6. Dishepujt shkuan dhe vepruan siç i urdhëroi Jezui.
7. Sollën gomaricën me kërriçin, u vunë përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi to.
8. Shumë veta nga turma shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë prisnin degët e pemëve dhe i shtronin në rrugë.
9. Turmat që ecnin përpara Jezuit dhe ato pas tij thërrisnin: «Hosana birit të Davidit, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, hosana në lartësitë e qiejve!».
10. Kur Jezui hyri në Jerusalem, u vu në lëvizje mbarë qyteti. Njerëzit pyesnin: «Kush është ky?».