9. Jezui u largua që andej dhe hyri në sinagogën e tyre.
10. Aty gjendej një njeri që e kishte dorën të tharë. Atëherë, që të mund ta padisnin, ata e pyetën: «A është e lejueshme të shërosh të shtunave?».
11. Por Jezui u tha: «Kush nga ju, po t’i binte në gropë një dele ditën e shtunë, nuk do ta kapte e ta nxirrte?
12. Sa herë më shumë vlen një njeri se një dele? Prandaj është e lejueshme të bësh mirë të shtunën».
13. Pastaj i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe ajo u shërua tërësisht si tjetra.
14. Por farisenjtë dolën përjashta dhe u këshilluan me njëri-tjetrin që ta vrisnin.
15. Kur e mori vesh këtë gjë, Jezui u largua që andej. Turma të mëdha e ndoqën pas e ai i shëroi të gjithë të sëmurët
16. dhe i urdhëroi rreptësisht që të mos u tregonin të tjerëve për të.
17. Kjo ndodhi që të përmbushej çfarë ishte thënë përmes profetit Isaia: