Mateu 1:19-25 Së Bashku (ALNT)

19. Por, meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi.

20. Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i Shenjtë.

21. Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».

22. E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:

23. Virgjëresha do të ngjizet dhe do të lindë një djalë, që do të quhet Emanuel,që e përkthyer do të thotë: Perëndia është me ne.

24. Kur u zgjua nga gjumi, Jozefi bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua,

25. por nuk pati marrëdhënie me të, derisa ajo lindi të birin, të cilit Jozefi i vuri emrin Jezu.

Mateu 1