Marku 7:23-30 Së Bashku (ALNT)

23. Të gjitha këto gjëra dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun».

24. Jezui u nis prej aty e shkoi në krahinën e Tirit. Ai hyri në një shtëpi dhe kjo nuk mundi të mbetej e fshehtë, megjithëse Jezui nuk donte që të merrej vesh.

25. Menjëherë një grua, bija e së cilës ishte e pushtuar nga një shpirt i ndyrë, dëgjoi të flitej për të dhe erdhi e i ra ndër këmbë.

26. Kjo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase, dhe i lutej që t’i dëbonte djallin prej së bijës.

27. Dhe ai i tha: «Le të ngopen fëmijët më parë, sepse nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t’ua hedhësh qenve».

28. Ajo u përgjigj: «Zot, edhe qentë nën tryezë hanë thërrimet e fëmijëve!».

29. Atëherë ai i tha: «Për hir të fjalëve që the, shko! Djalli ka dalë prej bijës sate».

30. Ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti fëmijën të shtrirë në shtrat. Djalli kishte dalë.

Marku 7