45. Menjëherë Jezui i urdhëroi dishepujt të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, nga ana e Betsaidës, derisa ai të shpërndante turmën.
46. Kur u nda prej tyre, shkoi në mal për t’u lutur.
47. Kur ra mbrëmja, varka ishte në mes të liqenit dhe ai gjendej i vetëm në breg.
48. Jezui pa se dishepujt ishin lodhur duke vozitur, sepse kishin erën kundër dhe, në të gdhirë, erdhi drejt tyre duke ecur mbi liqen e donte t’i kalonte.
49. Kur ata e panë duke ecur mbi liqen, menduan se ishte fantazmë dhe bërtitën,
50. sepse të gjithë e kishin parë dhe ishin trembur. Por menjëherë ai u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».
51. Pastaj hipi në varkë tek ata dhe era pushoi. Ata u çuditën së tepërmi.
52. Nuk kishin kuptuar asgjë për bukët, se zemra e tyre ishte ngurtësuar.
53. Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit dhe lidhën varkën.