Marku 3:4-14 Së Bashku (ALNT)

4. Pastaj iu drejtua atyre: «A është e lejueshme të bësh mirë apo të bësh keq të shtunën, të shpëtosh një jetë apo të vrasësh?». Por ata heshtën.

5. Jezui pa përreth i zemëruar dhe, me keqardhje për ngurtësimin e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe dora iu shërua plotësisht.

6. Farisenjtë dolën përjashta dhe u këshilluan me herodianët që ta vrisnin.

7. Jezui shkoi bashkë me dishepujt drejt liqenit, ku e ndoqi një turmë e madhe njerëzish nga Galileja dhe Judeja,

8. nga Jerusalemi e Idumeja, nga bregu tjetër i Jordanit, nga rrethinat e Tirit e të Sidonit. Ishte një turmë e madhe që, me të dëgjuar çfarë bënte, erdhi tek ai.

9. Jezui u tha dishepujve t’i bënin gati një varkë të vogël, që të mos e shtypte turma,

10. sepse ai kishte shëruar aq shumë veta, saqë të gjithë ata që kishin sëmundje shtyheshin drejt tij për ta prekur.

11. Kur e shihnin, shpirtrat e ndyrë binin përmbys para tij, duke thirrur: «Ti je Biri i Perëndisë».

12. Dhe ai i urdhëroi rreptësisht që të mos u tregonin të tjerëve për të.

13. Pastaj u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që donte. Ata shkuan tek ai

14. dhe ai caktoi të dymbëdhjetët që i quajti apostuj, që të qëndronin me të dhe t’i dërgonte të predikonin,

Marku 3