Marku 16:2-12 Së Bashku (ALNT)

2. Të dielën, herët në mëngjes, shkuan te varri sapo kishte lindur dielli.

3. Ato i thanë njëra-tjetrës: «Kush do të na e rrokullisë gurin nga gryka e varrit?».

4. Por panë dhe vunë re se guri ishte rrokullisur, edhe pse ishte tepër i madh.

5. Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh të veshur me një rrobë të bardhë, që rrinte ulur në të djathtë dhe u shtangën.

6. Por ai u tha: «Mos kini frikë! Ju kërkoni Jezuin e Nazaretit, të kryqëzuarin. Ai u ngjall. Nuk është këtu. Ja vendi ku e kishin vënë.

7. Tani shkoni, u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po shkon përpara jush në Galile. Atje do ta shihni, siç ju ka thënë».

8. Ato dolën dhe ikën nga varri, se ishin të frikësuara dhe të tmerruara. Nga frika nuk i thanë gjë askujt.

9. Pasi u ngjall në mëngjesin e së dielës, Jezui iu shfaq në fillim Maria Magdalenës, prej së cilës kishte dëbuar shtatë djaj.

10. Kjo shkoi të lajmëronte ata që kishin ndenjur me të, që ishin në zi dhe vajtonin.

11. Kur dëgjuan se Jezui ishte gjallë dhe se ajo e kishte parë, ata nuk deshën ta besonin.

12. Pas këtyre, Jezui iu shfaq në një trajtë tjetër dy dishepujve, që po ecnin drejt fshatit.

Marku 16