10. Kjo shkoi të lajmëronte ata që kishin ndenjur me të, që ishin në zi dhe vajtonin.
11. Kur dëgjuan se Jezui ishte gjallë dhe se ajo e kishte parë, ata nuk deshën ta besonin.
12. Pas këtyre, Jezui iu shfaq në një trajtë tjetër dy dishepujve, që po ecnin drejt fshatit.
13. Edhe ata u kthyen për të lajmëruar të tjerët, por as këtyre nuk deshën t’u besonin.
14. Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve, ndërsa po hanin, dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, ngaqë nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ngjallur.
15. Jezui u tha:«Shkoni në të gjithë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese.
16. Ai që do të besojë dhe do të pagëzohet, do të shpëtojë; por ai që nuk do të besojë, do të dënohet.
17. Këto do të jenë shenjat që do të shoqërojnë ata që besojnë: do të dëbojnë djaj në emrin tim, do të flasin gjuhë të reja,
18. do të marrin gjarpërinj në duar dhe, nëse do të pijnë ndonjë helm, nuk do t’u bëjë dëm, do të vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen».
19. Zoti Jezu, pasi foli me ta, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtën e Perëndisë.
20. Atëherë ata u nisën dhe predikuan kudo, ndërkohë që Zoti vepronte së bashku me ta dhe e vërtetonte fjalën me mrekullitë që e shoqëronin.Gratë ia treguan Pjetrit shkurtimisht të gjitha porositë. Pastaj vetë Jezui, nëpërmjet dishepujve, e përhapi nga lindja deri në perëndim predikimin e shenjtë dhe të paprishshëm të shpëtimit të amshuar. Amen!