Marku 15:6-13 Së Bashku (ALNT)

6. Për çdo festë Pashke Pilati lironte një të burgosur sipas kërkesës së turmës.

7. Një njeri që quhej Baraba gjendej në burg bashkë me disa kryengritës të tjerë, që kishin bërë një vrasje në një kryengritje.

8. Atëherë erdhi turma dhe filloi t’i kërkonte Pilatit atë që ai e kishte zakon të bënte për ta.

9. Pilati i pyeti: «A doni t’ju liroj mbretin e judenjve?».

10. Sepse ai e kishte kuptuar se kryepriftërinjtë ia kishin dorëzuar Jezuin nga smira.

11. Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën që në vend të tij të lironte Barabën.

12. Pilati u tha përsëri: «Atëherë çfarë doni të bëj me atë që e quani mbret të judenjve?».

13. Ata thirrën përsëri: «Kryqëzoje!».

Marku 15